Gazeta Si – Një 28-vjeçar nga Polonia, Dominik Orlowski, u arrestua pasditen e së mërkurës në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.
I riu u kap nga njësia FAST në një lokal në kryeqytet. Ndaj Dominik Orlowski, gjykata polake kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për tentativë për vrasje sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Në mars të këtij viti, në bashkëpunim me disa të tjerë, 28 vjeçari kishte tentuar të vriste dy persona teksa lëviznin me një automjet.
Për pasojë njëri prej tyre mori plagë të rënda. Gjykata polake e ka dënuar Orlowski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Polonisë. Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën për ta ekstraduar 28-vjeçarin drejt vendit të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




