Gazeta Si – Një 23-vjeçar u arrestua në Tiranë për vjedhje. Policia tha se se Joan Laraku, i dënuar edhe më parë në Belgjikë për drogë, ka vjedhur në total targat e 12 automjeteve, të cilat dyshohet se do të përdoreshin jashtë vendit nga shtetas të tjerë për veprimtari kriminale.
I riu nga Pogradeci u kap në flagrancë, këtë të enjte, duke vjedhur targat e një automjeti në rrugën “Misto Mame”.
Por nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, “Misto Mames” dhe të Kombinatit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të dërgoheshin jashtë Shqipërisë dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




