Ka ndodhur

Aksident në Tiranë-Durrës/ Shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin, shoqërohet në polici

Gazeta Si – Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mbrëmje, në autrostradën Tiranë-Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, një 56-vjeçar që është transportuar menjëherë për në spital.

Drejtuesi i makinës, një 19-vjeçar, është shoqëruar në polici për këtë ngjarje. “Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E.D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E.A., 56 vjeç.

56-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë