Ka ndodhur

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet 16-vjeçari në Himarë! Transportohet me helikopter te ‘Trauma’

Një 16-vjeçar është dëmtuar pasi është hedhur nga shkëmbi në det. Në ndihmë të tij, u fut dhe miku i tij 17-vjeçar, por nuk mundi ta shpëtonte.

Në ndihmë të tyre erdhi edhe policia e Himarës e cila i nxori dy adoleshentët nga deti.
Sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore, 16-vjeçari është shoqëruar me helikopter drejt ‘Traumës’ në Tiranë ndërsa miku i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy djemtë sapo kishin zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski dhe hipën në shkëmbinj për t’u hedhur në det, ku u regjistrua edhe incidenti.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë