Ka ndodhur

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, i riu qëllon ‘pa dashje’ dhe braktis automjetin

Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës, ku një i ri ka qëlluar në mënyrë aksidentale dhe më pas ka braktisur automjetin e tij.

Sipas policisë, rreth orës 12:00, shtetasi K.Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMW”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit.

Shtetasi K.Q., ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas disa minutash ndjekjeje e arrestuan.

Policia tha se vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi e ka hedhur atë kur është larguar me vrap.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë