Ka ndodhur

Makina përplaset me kamionçinën në Peqin, dy drejtuesit në spital

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, ku një makinë është përplasur me një kamionçinë në aksin Peqin-Elbasan.

Sipas policisë, janë lënduar dy shoferët e automjeteve përkatës, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në fshatin Papër, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi O. S., 26 vjeç, është përplasur me kamionçinën që drejtohej nga shtetasi Sh. P., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, shtetasja B. P., pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin Sh. P. dhe shtetasi A. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin O. S., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë