Gazeta Si – Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ai kishte plagosur me mjet prerës dy vëllezër.
Sipas burimeve paraprake, sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, 3 vite më parë.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Thoma Koxhaj”, ku 35-vjeçari Gert Latifi, pas një konflitki për morive të dobëta ka plagosur me thikë dy vëllezërit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se 35-vjeçari komunikoi me dy vëllezërit Rrest dhe Viliardo Abazaj dhe la takim për t’u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike me grushta.
Më pas Latifi i plagosi me thikë. Pas ngjarjes u largua menjëherë dhe u zbulua nga mjeti që lëvizte, të cilën e kishte marrë me qira.
Përmes GPS-së së makinës, policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas lokalizimin e tij në Lushnjë në një hotel, ku iu gjet edhe një sasi kokaine.
Dy vëllezërit e plagour janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë, 35-vjeçari është arrestuar pas disa orësh kërkim.
Ai është lokalizuar në një hotel në Lushnjë, së bashku me një 17-vjeçar. Ky i fundit është vënë në hetim për moskallëzim krimi, pasi ka pasur dijeni dhe nuk ka denoncuar për ngjarjen. Blutë i sekuestruan mjetin prerës, një sasi kokaine dhe 1.150 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



