Gazeta Si – Policia ka bllokuar 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, pasi kanë shkelur rregullat e aktivitetit të lundrimit në det.
Bëhet fjalë për 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike, të cilat u bllokuan për lundrim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim si edhe mungesë dokumentacioni.
Krahas masës së bllokimit, pronarët janë ndëshkuar secili me masa administrative nga 20 000 deri në 100 000 lekë pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë kufitare brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. 2 mjetet lundruese turistike ushtronin aktivitetin në kundërshtim me ligjin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



