Ka ndodhur

Vinte nga Anglia, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi që tentoi të fuste mbi 100 mijë £ të padeklaruara

Rreth 100,460 paund janë gjetur të fshehura në një çantë dore, në portin e Durrësit.

Një 30-vjeçar, i cili vinte nga Anglia është vënë në pranga, pasi u kap në tentativë për të futur para të padeklaruara në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Diafet Palushi, 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

I riu vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë