Ka ndodhur

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, ka të lënduar nga përplasja e dy makinave

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Libonikut’. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e disa personave, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe autoambulanca. Policia ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Duhet theksuar se vendi ku ka ndodhur aksidenti i sotëm është shumë problematik. Aty janë bërë vazhdimisht aksidente atuomobilistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë