Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi se ditën e hënë(14 gusht)do të nisë testimi i informatizuar për t’u pranuar në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”
“Testimi do të zhvillohet pranë mjediseve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore për 1813 maturantët, që kanë aplikuar për këtë program, nga të cilët 400 do të shpallen fitues”, theksoi Kushi.
Ajo sqaroi se përveç tyre, Universiteti do të pranojë edhe 30 studentë nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), 1 nga komuniteti rom, ballkano-egjiptian, 2 persona me aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 transferime.
Kjo është hera e parë që maturantët të cilët duan të ndjekin studimet për mjekësi të përgjithsme, do t’i nënshtrohen një provimi. Teza do të përmbajë pyetje nga lëndët e fizikës, kimisë dhe biologjisë zhvilluar gjatë viteve të gjimnazit dhe do të vlerësohet me 100 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



