Ka ndodhur

Të shtëna me armë pas një sherri në Korçë, policia shpall në kërkim dy vëllezër

Gazeta Si – Dy vëllezër janë shpallur në kërkim mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë, pasi janë konfliktuar me një person e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas kësaj, të dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia tha se vëllezërit, Mateo e Dhimitër Dadushi, u konfliktuan me një shtetas, F.R., për motive të dobëta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në ajër.

Gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej vëllezërve, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, sapo kanë konstatuar policinë.

Kjo e fundit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezërit, ka rrethuar zonën dhe vijon ndjekjen me qëllim kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë