Ka ndodhur

Asgjësohen mbi 2.000 rrënjë kanabis në Vaun e Dejës, pranga ‘kujdestarit’

Gazeta Si – Rreth 2.100 bimë kanabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Mjedë janë asnjësuar në Shkodër nga policia, ku u arrestua një 28-vjeçar me iniciale S. Gj., banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër.

I riu kishte marrë me qira një arë. Ai i kishte kultivuar bimët narkotike nëpër bimë misri me qëllim që t’i fshihte.

“Në këtë sipërfaqe toke u gjetën të kultivuara 2100 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese të vogël të tyre, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Policia tha se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast të paligjshëm


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë