Gazeta Si – Një 36-vjeçar i konsideruar si “shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin”, është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap teksa lëvizte i armatosur në qytet
Mësohet se Dritan Memolla me disa precedentë penalë u kap teksa lëvizte me këmbë, ndërsa njëkohësisht ishte duke shkelur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.
Së bashku me të, janë proceduar penalisht për moskallëzim krimi edhe 2 shtetas të tjerë, babë e bir, të cilët shoqëronin të arrestuarin Dritan Memolla në qytet.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. Ajo që njofton policia është se në fakt 36-vjeçari duhej të qëndronte në shtëpi, sepse ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie. Kjo vendosur pas një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen.
Përveç kësaj ai ka precedentë të theksuar kriminal për krime në fushën e narkotikëve. Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe N. K., 56 vjeç e K. K., 22 vjeç (babë e bir), të afërm të 36-vjeçarit.
Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe po shoqëronin Memollën kur u kap nga policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




