Moti

Rriten temperaturat, pasdite shfaqen vranësira

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.

Por në orët në vijim vranësirat do të shfaqen gradualisht në të gjithë Shqipërinë, ku në ultësirën Perëndimore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat pritet të jenë më të dukshme në zonat Juglindore duke sjellë dhe reshje të pakta e të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë