Gazeta Si – Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për armëmbajtje pa leje në Tiranë.
“Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, njoftoi AMP këtë të mërkurë.
Arrestimi i gardistit Kristjan Gjini, 32 vjeç, erdhi pas një kontrolli të kryer nga policia në automjetin e tij. Aty iu gjet një pistoletë që e kishte pa leje. Po ashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparatë telefonikë.
“Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, njoftoi AMP.
Pas këtij lajmi, Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhët e Gardës.
Ky ështasti i dytë kur një gardist arrestohet për aktivitet të paligjshëm. Kjo pasi kanë kaluar vetëm pak ditë pas shkarkimit dhe më pas të arrestimit të efektivitit të Gardës së Republikës Martin Nikolla, pjesë e grupit të shoqëtrimit teë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, i cili u përfshi në sherrin banal në Hamallaj të Durrësit duke përdorur dhe armën e shërbimit në këtë ngjarje.
Pas apelit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla për etektivët e Gardës, sërish efektivët e këtij reparti vijojnë të prodhojnë ngjarje të dyshimta kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




