Arsim

40% aplikime më pak se vjet te Mjekësia. Alimehmeti: Efekt i vendimit të qeverisë për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri

Numri i maturantëve që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2023 – 2024 ka pësuar rënie krahasuar me vitet e shkuara kur Mjekësia ka qenë një nga degët më të kërkuara.

Një vit më parë, aplikuan afro 3 mijë maturantë për mjekësi, ndërsa këtë vit janë regjistruar gati 40% më pak, vetëm 1800 maturantë.

Zëvendës dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Dr Ilir Alimehmeti, thotë se ky reduktim i numrit të aplikantëve është pasojë e vendimit më të fundit, për të mos i pajisur me diplomë studentët e mjekësisë deri kur të përmbushin detyrimin 5 vite shërbim në vendin e tyre.

“Sa herë vendosen bllokime të tilla, qoftë edhe dëmtim i imazhit të një profesioni të caktuar, është shumë e qartë që menjëherë do të ketë më pak kërkesa për atë lloj profesioni. Do të ketë studentë që i largohen këtij drejtimi, ndoshta sistemit privat brenda Shqipërisë apo menjëherë jashtë kufijve” tha ai.

Për të rritur cilësinë e studentëve të mjekësisë, përveç mesatares 8.5 në maturën shtetërore, ata do të duhet që këtë vit t’i nënshtrohen edhe një testi vlerësimi.

Për vitin 2023 -2024 janë rritur kuotat e pranimit të studentëve në vit të parë, duke shkuar 450.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë