Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi lëvizte i dehur me kallash me vete në qendër të fshatit Libofshë në Fier.
Ai e kishte armën me fishek në fole, të gatshme për qitje. Mirëpo sapo ka konstatuar punonjësit e policisë, ai e ka hedhur armën e zjarrit në një kanal.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit”, njoftoi policia.
Policia ka sekuestruar armën dhe fishekët ndërsa thotë se i ka kaluar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




