Ka ndodhur

Ngecën me makinë në baltë gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë, policia ndihmon 8 turistët italianë

Tetë turistë italianë janë ndihmuar mesnatën e djeshme nga Policia e Divjakës, pasi kishin ngecur në baltë në mes të pyllit, gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë.

“Mesnatën e djeshme, Komisariati i Policisë Divjakë ka marrë njoftim se për shkak të shirave, 2 automjete me të cilat 8 turistë italianë eksploronin lagunën e Karavastasë dhe pyllin e Divjakës, kishin ngecur në një pjesë rruge me baltë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, kanë shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur”, thuhet në njoftimin e policisë.

8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Këta turistë kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë