Gazeta Si – Një drejtues mjeti është vënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore në Tiranë, i cili e ndaloi për xhamat e zinj.
Policia Rrugore e ka ndaluar në “Rrugën e Kosovarëve”, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. K. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shtetasit E. K., ai ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash me qëllim shmangien e masës administrative sepse xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës.
Me këtë rast, ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




