Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje këmbësorin 75-vjeçar në Berat

Gazeta Si – Një 75-vjeçar u aksidentua për vdedkje sonte në Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, ku një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z., ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.

I moshuari , pasi u transportua në spital, humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë