Ka ndodhur

U kapën në flagrancë duke prerë pemë, arrestohen autorët

Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Librazhd, pasi janë kapur në flagrancë duke prerë pemë, në parkun kombëtar të Shebenikut.

Policia thotë se të arrestuarit janë të moshës 57 dhe 27 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë