Ka ndodhur

Shpërthen një sasi tritoli në rrugë, dëmtohen xhamat e bizneseve në Krujë

Gazeta Si – Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të ktëaj të enjteje në Krujë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në asfaltin e rrugës “Zim Zeneli” rreth orës 02:25 të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e 4 bizneseve përreth, ndërkohë që nuk raportohet për dëme në njerëz.

Për policinë është e paqartë se kush ishte objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Nuk dihet nëse autorët kanë dashur t’ia vendosin sasinë e tritolit ndonjë biznesi në zonë, apo i ka rënë ndonjë automjeti në lëvizje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë