Ka ndodhur

Divjakë, 45-vjeçari plagos me biçak babë e bir në plazh pas një sherri

Gazeta Si – Një 43-vjeçar, me iniciale A.V., ka plagosur me biçak pas një konflikti për motive të dobëta në plazhin e Divjakës një 45-vjeçar dhe djalin e tij 18 vjeç.

Policia thotë se babë e bir ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Falë veprimeve policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, i 43-vjeçarit A. V., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë