Ka ndodhur

Bllokohen 6 mjete lundruese nga Shëngjini në Kavajë, gjobiten pronarët

Gazeta Si – Në Shëngjin, Spille dhe Durrës, policia kufitare ka bllokuar 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:

-4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 Lekë;

-1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë