Drejtësia

Tentuan të trafikonin rreth 1 ton drogë, SPAK dërgon dosjen në gjyq për 4 skafistët

Gazeta Si- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen për 4 skafistë, të cilët tentuan të trafikonin rreth 1 ton drogë drejt Italisë.

Të pandehurit Gregor (alias Ledion) Likaj, Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Më 7 gusht 2022, katër të pandehurit me mjetet lundruese me mbishkrimet “Syri”, “Eljo”, “Open Space/Amantia”, të sekuestruara në tranversën e “Gjirit të Arushës”, rreth 13.4 milje nga bregu, tentuan të realizojnë transportimin dhe trafikimin e 153 pakove me kanabis me peshë totale 992 kg tek një varkë me vela e quajtur “Scarabeo”.

Varka është sekuestruar nga Guardia Di Finanzza Itali dhe në brendësi të tij është sekuestruar sasia e drogës si dhe janë arrestuar dy  ukrainas që ndodheshin në bordin e “Scarabeo”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë