Drejtësia

U arrestua se ‘mbyllte’ dosjet e vrasjeve, KLP pezullon prokurorin Xhevahir Lita

Gazeta Si - Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, i arrestuar gjatë operacionit të SPAK me emrin e koduar, "Metamorfoza", në të cilën u zbardhën 4 ngjarje kriminale.

Prokurorët e posaçëm kanë dyshime që ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, është gjetur në “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

LEXO EDHE:
SPAK zbardh 4 ngjarje kriminale. Si u porositën vrasjet nga biznesmeni i arrestuar dhe grupi Bajri. Viktimës i shkuan në varrim!

Deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri, kjo zyrë Prokurorie do të drejtohet nga Zv/ Drejtuesja, Enkeleda Hoxha.

Xhevahir Lita e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.

Emri i prokurorit u zbulua nga përgjimet në një sërë komunikimesh në rrjete të enkriptuara, si "Sky" dhe "Enkrochat" të zbardhura nga autoritetet e huaja dhe vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme çoi në zbardhjen e 4 ngjarjeve kriminale në Shkodër dhe Tiranë.

SPAK thotë se Xhevahir Lita dyshohet se ka mbyllur dosjet e ngjarjeve kriminale me protagonistë anëtarët e bandës së Bajrave në Shkodër. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë