Moti

Moti për këtë javë/ Ditë tipike vere, temperatura jo të larta, por në bregdet pritet erë

Shërbimi Metorologjik Ushtarak njofton se gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere me orë të bollshme me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe për pjesën më të madhe të ditës.

Në ditët e para të javës nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat në zonat  malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

Ndërsa për ata që po pushojnë në zonat bregdetare elementi i erës mund të jetë relativisht “problematik”.

Era do të fryjë ditët e para në veri më pas në jug dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s.

Por, në orët e mesditës deri ato të pasdites në bregdet era hera-herës fiton intensitet 7-8m/s.

Surpriza mund të vijë përgjatë fundjavës tjetër pasi priten reshje shiu madje në disa zona dhe me intensitet.

Megjithatë shërbimi meteorologjik Ushtarak njofton se është ende herët për të folur rreth fundjavës që na pret pasi duhet të presim projeksionet e hartave të rifreskuara për të patur një panoramë më të qartë për atë çfarë pritet të ndodhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë