Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale Xh.G., është plagosur me armë zjarri në këmbë këtë të diel në Berat, në rrethana për momentin të paqarta.
Sipas policisë, ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
“Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G., 27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27-vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, – njofton policia.
Nuk dihet saktësisht gjendja e tij, por burime paraprake shprehen se 27-vjeçari do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Si rrethanat e kësaj ngjarjeje ashtu edhe shkaqet momentalisht nuk dihen. I riu është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




