Ka ndodhur

Skafi rrezikon jetën e pushuesve në Ksamil, policia e bllokon, gjobit drejtuesin

Gazeta Si – Drejtuesi i një skafi është ndëshkuar me dy gjoba, pasi ka rrezikuar jetën e turistëve në Ksamil të Sarandës.

Policia njoftoi se skafi i quajtur “Ronaldo” ka lundruar brenda zonës së kufizuar të dedikuar vetëm për pushuesit.

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100.000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10.000 lekë të rinj, pasi ka pasur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit. Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në Portin e Sarandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë