Ka ndodhur

Humb jetën 69-vjeçarja në plazhin e Qeparoit, pësoi arrest kardiak pasi hyri në ujë

Gazeta Si – Një tjetër pushuese humb jetën nga arresti kardiak. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në orën 13:00 në plazhin e Qeparoit në Himarë.

Policia tha se viktima është një grua 69-vjeçare e cila u ndje keq sapo u fut në ujë. Shtetasja me iniciale E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë.

Një ditë më parë u shënua dhe viktima më e re në moshë. Një 20-vjeçar humbi jetën në plazhin e Velipojës sapo kishte hyrë në ujë, ku sipas policisë dyshohet po nga arresti kardiak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë