Ka ndodhur

Siguria në plazh, bllokohen 16 mjete lunduese nga Shëngjini në Kavajë

Gazeta Si – Gjithsej 16 mjete lundruese janë bllokuar në bregdetin nga Shëngjini në Kavajë, ndërsa drejtuesit e tyre kanë marrë masa administrative.

Në Shëngjin, Spille dhe në Durrës, janë bllokuar 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. 2 nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masat 100 000 lekë të rinj dhe 10 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 7 drejtues u ndëshkuan me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 20 000 lekë të rinj dhe 1 drejtues u ndëshkua me 80 000 lekë të rinj, për disa shkelje të kryera njëkohësisht.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë