Gazeta Si – Një 45-vjeçar në Vaqarr të Tiranës, ka ngritur policinë në këmbë, pasi kallëzoi se në shtëpinë e tij i kishin vjedhur një shumë parash.
Por pas hetimeve, policia ka verifikuar se hajduti ishte pjesëtar i familjes. Bëhet fjalë për djalin e 45-vjeçarit, i cili është vënë në pranga.
18-vjeçari me iniciale R.U., dyshohet se i ka vjedhur të atit 104.000 lekë, para të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Kjo nuk ishte hera e parë që djali vidhte babanë. Në mënyrë të përsëritur, ai i kishte grabitur shuma të ndryshme të atit në banesën e tyre në fshatin Lalm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




