Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Bulqizë për kultivim të lëndëve narkotike, ku dyshohet se kishin mbjellë kanabis në një miniserë. Më pas kanë tentuar t’i transportojnë bimët në pyll me qëllim që t’i mbillnin në një sipërfaqe toke.
Policia tha se janë ndaluar shtetasit: A. C., 52 vjeç, banues në Peshkopi; A. C., 30 vjeç dhe E. L., 34 vjeç, të dy banues në fshatin Viçisht, Bulqizë.
Nga hetimi, rezultoi se këta shtetas kishin kultivuar në një miniserë, dhjetra bimë narkotike, të cilat më pas kanë tentuar t’i transportojnë më kafshë pune, në pyll, me qëllim mbjelljen e tyre në tokë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A. C., ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu që ai i mbante pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



