Gazeta Si – Një i ri humbi jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të marte në plazhin e Velipojës, pak pasi ishte futur në det të lahej.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25 dhe viktima është një djalë 20-vjeçar nga Shkodra me iniciale A.S.
Ai mësohet se doli në gjendje të rëndë nga uji dhe u transportua me ambulancë drejt qendrës shëndetësore të Velipojës.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë nga roja bregdetare, i riu nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë nga arresti kardiak sipas policisë.
“Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A.S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




