Ka ndodhur

Tentoi t’i merrte çantën turistes boshnjake, pranga 25-vjeçarit në Durrës

Gazeta Si – Një 25-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga, pasi tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje në Durrës.

Turistja boshnjake ka denoncuar rastin në polici, ndërsa autoritetet vepruan në kohë duke arrestuar autorin.

Nga hetimet, ka rezultuar se i riu ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14 në Durrës. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor me të riun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë