Ka ndodhur

Sherr mes shqiptarëve në Itali, 1 i vdekur, 3 të plagosur rëndë

Pas një sherri mes 3 shqiptarëve në Padova të Italisë, një prej tyre ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerët janë të plagosur rëndë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane sipas të cilave, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend si pasojë e një sulmi me thikë, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Në momentin që Policia italiane shkoi në vendngjarje, gjetën një trup të pajetë të shtrirë në tokë në një pellg gjaku në një godinë në zonën Forcellini të Padova-s.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë ngjarje tragjike, por bësohet se shkak ka qenë larja e hesapeve mes tyre.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë