Lajme

Droguan dhe përdhunuan mikeshën e familjes, arrestohen dy 50-vjeçarë shqiptarë në Itali

Gazeta Si – Dy 50-vjeçarë shqiptarë u arrestuan mëngjesin e kësaj të shtune, në Monza dhe Cuneo të Italisë, nga policia e Brianzas, pasi akuzohen për dhunë seksuale në grup ndaj një 29-vjeçareje italiane.

Mediat italiane, raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth 10 muaj më parënë  rrethana rënduese të përdorimit të substancave alkoolike dhe narkotike.

Sipas hetimeve të komisariatit të Monzës, viktima e dyshuar kishte shkuar në darkë me njërin nga dy burrat, mik i familjes (tani në burg), i cili e kishte trullosur të renë, duke e tretur në gotën e saj të ashtuquajturën “drogë përdhunimi”, GHB për ta çuar në shtëpinë e saj, ku me shqiptarin tjetër (tani në arrest shtëpie), e kanë përdhunuar.

Menjëherë pas darkës, 29-vjeçarja me kombësi italiane filloi të mos ndihej mirë, duke shfaqur eufori dhe amnezi dhe raportoi se kishte mbërritur në shtëpinë e burrit, ku i priste fqinji.

Duke u zgjuar në shtrat e zhveshur dhe e hutuar, gruaja kishte dalë nga shtëpia dhe në ditët në vijim kishte shkuar në klinikën Mangiagalli në Milano, ku personeli shëndetësor verifikoi abuzimet dhe rezultatet e analizave ia dërgoi Prokurorisë Publike.

Të dyshuarit më vonë i bënë një ofertë parash në përpjekje për ta detyruar vajzën të tërhiqte akuzat dhe denoncimin në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë