Ka ndodhur

Vatra zjarri në Vlorë dhe në Fier, një helikopter ‘Cougar’ u bashkohet zjarrfikësve

Gazeta Si – Në Vlorë dhe Fier janë hapur dy vatra zjarri, të favorizuara nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë këto ditë.

Zjarret në fillim kanë rënë në kodrat e Radhimës dhe Tragjasit në Vlorë, më pas edhe në Peshtan të Fierit. Punonjësit zjarrfikës janë angazhaur në terren për shuarjen e flakëve, por është shumë e vështirë, sepse flakët ndihmohen edhe nga era.

Në Peshtan të Fierit, në ndihmë të efektivëve zjarrfikës, që kanë lokalizuar zjarrin në një terren të vështirë, ka shkuar edhe një helikopter ‘Cougar’.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamjet, ku helikopteri po punon për shuarjen e zjarrit. Ai bën thirrje ndërkohë që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm dhe të raportojnë në kohë vatrat e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë