Arsim

Ministrja Kushi firmos Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council

Gazeta si – Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka firmosur sot Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Në takimin me përfaqësues të British Council dhe Ambasadorin e Britanisë, Alastair King-Smith, Kushi nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes për të çuar përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar dhe rritjen e bashkëpunimin në arsimin e lartë.

Pas takimit ministrja Kushi bëri një postimin në faqen e saj, ku shkruan:
Nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit me British Council në fushën e arsimit, i cili përveçse çon përpara projektet e përbashkëta në arsimin parauniversitar, gjithashtu i hap rrugën edhe një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e arsimit të lartë.

Në fokus të bashkëpunimit do të jenë:
– trajnimi i mësuesve të gjuhës angleze dhe përfshirja e tyre në Platformën Rrjetëzuese të British Council,
– zhvillimi i kapaciteteve për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e ciklit fillor,
– forcimi i bashkëpunimit në fushën e ndërkombëtarizimit mes universiteteve shqiptare dhe britanike,
– organizimi i konferencave ose seminareve të përbashkëta,
– nxitja e shkëmbimit të studentëve dhe stafeve akademike.

I falënderova përfaqësuesit e British Council dhe Ambasadorin e Britanisë Sh.T.Z. Alastair King-Smith për kontributin me vlerë në zbatimin e projektit “Shkollat e Shekullit 21”, një nga programet më të suksesshme për nxitjen e mendimit kritik tek nxënësit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, nga i cili kanë përfituar 1191 shkolla, 120 mijë nxënës dhe 500 mësues.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë