Ka ndodhur

Bëjnë ‘peshk’ shefin e Policisë Bashkiake, Policia shpall në kërkim tre autorët

Policia e shtetit ka njoftuar zyrtarisht se është goditur me grushte, për shkak të detyrës, shefi i Policisë Bashkiake Bulqizë.

 “Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.  

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë