Nga Gazeta Si- Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës kanë shpëtuar një turiste gjermane që ishte rrëzuar dhe ishte lënduar gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër. Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kodër Kunje”.
Ndihmën e policisë e kërkoi një banor i zonës ndërsa turistja kishte rrëshqitur dhe nuk lëvizte dot pasi kishte thyer këmbën dhe krahun.





Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar turisten gjermane dhe turistin tjetër që e shoqëronte, nga terreni ku ndodheshin deri në Prekal, në rrugën automobilistike, ku më pas, siç njoftohet, ata janë marrë nga shërbimet e ambulancës.
Pasi i është dhënë ndihma e parë nga ekipi mjekësor, turistja e dëmtuar është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




