GJKKO ka miratuar prej ditës së diel kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajn.
Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrestin për të.
Ndërkohë, SPAK i ka kërkuar informacion policisë për vendndodhjen e Ahmetajt.
Në anën tjetër avokatët e Arben Ahmetajt janë shprehur se ai ndodhet në Britaninë e Madhe dhe se do të kthehet kur të jetë i lirë.
Pak ditë më parë, Kuvendi i hapi rrugë autorizimit të SPAK për të kërkuar arrestin me burg ndaj Ahmetajt, duke i hequr imunitetin.
Qysh prej momentit që është larguar nga Shqipëria, Arben Ahmetaj ka bërë tre reagime në faqen e tij në Facebook dhe në asnjërën prej tyre nuk thotë se kur do të kthehet në Shqipëri. Për opozitën ai është arratisur, pa kthim pas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




