Nga Gazeta Si – Rreth 2653 bimë kanabisi janë gjetur të kultivuara në disa fshatra të thella në Vaun e Dejës, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende. Gjatë dy ditëve të kërkimeve në kuadër të fazës së tetë të megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, policia zbuloi 2653 bimë kanabis.
Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë kanabis.
Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë kanabis.
Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë kanabis.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë kanabis, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




