Kuvendi i Shqipërisë shpall vakancat për 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në dhjetor 2023.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP.
Të interesuarit për të kandiduar dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në legjislacionin përkatës, duhet që brenda datës 5 gusht 2023, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




