Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Njeri ka goditur të birin, tjetri është kapur në gjendje të dehur, dikush tjetër ka goditur kushëririn me dorezë metalike, ndërsa një tjetri i ka humbur e bija. Të gjitha Policia i ka përmbledhur në një njoftim zyrtar për ditën e enjte.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:
P. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune ndaj djalit dhe bashkëshortes së tij;
A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me dorezë metalike, kushëririn e tij, shtetasin B. V., 55 vjeç, banues në Zall Bastar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin P. Sh., 26 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Sh. A., 65 vjeç, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



