Drejtësia

Inceneratori i Elbasanit, Klodian Zoto kërkon pafajësi në GJKKO

Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto i shpallur në kërkim i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Kërkesa është përcjellë përmes avokatit të tij Ardian Leka

Fillimisht, avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zotos nga media dhe politika.

Sipas avokatit, në rastin e Elbasanit, Zoto ka qenë vetëm avokat i Albtek.

. Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.

“Përfundimisht nuk guxoj të them që Klodian Zoto është burrë i mirë se nuk me ka lejuar media ta them diçka të tillë! Nuk kam asnjë shpresë për një gjykim të paanshme pasi është paragjykuar dosja pas publikimit mediatik. Për të njëjtën çështje ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë i hoqi imunitetin një deputeti dhe provat janë marrë të mirëqena nga Komisioni i Mandateve. Fajësia është shpallur publikisht. Të pandehurit nuk njihen me njeri tjetrin, Klodian Zoto përveçse Mirel Mërtirit që e ka pasur bashkëpunëtor, nuk njihte njeri tjetër. Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Vendimet janë ekzekutuar janë marrë me VKM. Pse na duhet t’i marrim leje SPAK për të ekzekutuar vendime tashmë?” tha avokati Ardian Leka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë