Ka ndodhur

Gjykata e Lartë në flakë nga ekspresi i kafesë, zjarrfikëset shuajnë zjarrin

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e të enjtes lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të shuar flakët, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lokali është në përdorim nga Gjykata e Lartë, gjyqtarët, administratorët e pjesa tjetër e stafit.

Arjan Ahmetaj shef i Parandalimit të Zjarreve u shpreh se zjarri ka ndodhur pasi ekspresi i kafesë ka marrë flakë.

“Është ndezur ekspresi i kafesë së lokalit dhe flakët janë përhapur në lokal. Zjarri është neutralizuar dhe është fikur. Tani po punohet për filtrimin e ajrit. Flakët nuk janë përhapur në ambiente të tjera. Në vendin e ngjarjes mbërritën 2 zjarrfikëse dhe mundësuan shuarjen e flakëve”, tha Arjan Ahmetaj, Shef i Parandalimit të Zjarreve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë