Ka ndodhur

Krujë / Asgjesohen 742 bimë narkotike, në pranga një 32-vjeçar

Nga Gazeta Si- Finalizohet faza e 30-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Policia ka asgjësuar 742 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në Malësinë e Krujës.

Është vënë në pranga një 32-vjeçar si autor i dyshuar i kultivimit të 150 prej tyre, në vendin e quajtur Çinar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis.  

“Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, shtetasi G. L., 32 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë