Futboll

Ludogorets shumë i fortë, edhe Ballkani eliminohet nga Championsi

Gazeta Si – Ballkani ishte ekipi që kishte më pak shanse kualifikimi nga shqiptarët në Ligën e Kampionëve, duke ditur që ndeshej me Ludogorets, por ajo fitore 2-0 në ‘Fadil Vokrri’ kishte ndezur shpresat për kampionët e Kosovës. Tashmë edhe ky ekip është eliminuar, pasi sot u mund 4-0 në Bullgari dhe ashtu si Partizani e Struga, spostohet në Ligën e Konferencës.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja bëri gabime të pafalshme në mbrojtje, duke i dhuruar kundërshtarit të paktën 2 gola. Njërin sapo nisi ndeshja, kur portieri Koliçi gaboi në dalje, dhe tjetrin sapo nisi pjesa e dytë, pas gabimit të Jashanicës.

Bullgarët treguan fuqinë e tyre në ndeshjen e kthimit, duke vërtetuar se janë një klub i madh dhe me shumë më shumë eksperiencë se Ballkani në arenën ndërkombëtare. Ballkani gjithsesi arriti një fitore në turin e parë, ndërsa mbrëmja e sotme ishte për t’u harruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë